Search

Çfarë janë shishet BPA-Free dhe pse është kjo e rëndësishme?

Çka është BPA?

BPA qëndron për Bisfenol A, një kemikal që shpesh gjendet në produkte ushqimore. Është një material i ngurtë pa ngjyrë që shpërbëhet në tretësa organik.

Plastikat BPA shndërrohen në CD, DVD, pajisje sportive, shishe uji etj.

Këto resina përdoren shpesh për formimin e ushqimeve dhe kanaçe.

Një shumë prej 45 miljard kilogram BPA janë prodhuar për plastikë vetëm në vitin 2011, gjë që e bën një prej kemikaleve më voluminoze të prodhuar në botë.


Përfitimet shëndetësore të shisheve të ujit pa BPA

Hulumtime të ndryshme e lidhin Bisfenol A me disa shqetësime shëndetësore të mëdha, për shembull rritja e rreziqeve të disa kancereve, pjellori e ulur, sheqerin, dhe defekte në lindje. Këto shqetësime kanë detyruar shtete të ndryshme edhe ndalimin e përdorimit të BPA-së, si Kaliforninë.

Shishet e ujit pa BPA i ulë këto shqetësime duke eliminuar këtë kemikal nga materiali i tyre. Uji në këto shishe mund të konsumohet pa rreziqet e kemikalit.


Si të dallojmë nëse një shishe uji ka BPA?

Nuk ka ndonjë mënyrë të saktë për të dalluar se a ka një shishe uji BPA pa e testuar. Sidoqoftë, me një shikim të shpejtë, ka disa shenja që mund të tregojnë prezencën e saj.

Së pari, shikoni shigjetat me numra në mes, si këto:


Numri 7 ose shkronjat "PC"(polikarbonat) shpesh herë do të dhonë që produkti ka BPA.

Por prap, kjo nuk është 100% e saktë, por shumica e produkteve që janë të bëra me polikarbonate përmbajnë Bisfenol A.

Shishja jonë është BPA-free. Ne kujdesemi për ju.


Sa duhet të merakoseni për produktet që përmbajnë këtë kemikal?

Përgjigja mvaret nga sa fortë ju besoni në shqetësimet shëndetësore. Nëse ti beson se BPA është një shqetësim i madh shëndetësor, ja disa këshilla që të zvogëloni ekspoizimin:


Përdorni shishe bebesh prej xhami ose shmangni shishet e plastikës që kanë shenjat e mëlartme.

Limitoni konsumimin e ushqimeve në kanaçe.

Bleni supa dhe qumësht që janë të paketuara me karton

Futni frutat dhe perimet vetë në kavanoza xhami.

Mundohuni të zbuloni nëse vera juaj e preferuar përdor tira të veshura me resin — këto vera mund të përmbajnë rreth 6 herë më shumë BPA se sa ushqimet në kanaçe.


Tek ti

Studjimet tregojnë se shqetësimet shëndetësore të BPA-së janë të vërteta. Fatmirësisht, shishet e ujit pa BPA janë të arritshme dhe mund të kenë impakt të madh në ekspozimin e këtij kemikali për ty dhe familjen tënde.

50 views

Our company: Sun and Stars Doo

Adress:Теарце ул. 101 . ОДРИ 1225 Тетово

tel:+38976256899

© 2020 by Iam water Scardica

  • Facebook Social Icon
  • Twitter Social Icon
  • Instagram Social Icon