Search

Shendeti i bebeve: 5 gjëra që nuk i keni menduar

Updated: Feb 25

A e keni menduar ndonjëherë se mund të jeni një prind edhe më i mirë sesa që jeni duke marrë parasysh dhe në praktikë gjëra shumë të vogla që mund të ndikojnë në shëndetin e fëmijëve të tu? Këto gjërat e vogla që i injoron shumica shpeshherë janë faktorë për semundje më të medha kur fëmija rritet. Në këtë artikull ne do të përmendim 7 gjëra që ju mund ti bëni shprehi në përditshmëri për të ndihmuar në përmisimin jo vetem të vegjlive të tu, po poashtu edhe në tuajin!


1. Ushqime që mendoni se janë të shëndetshme por nuk janë të përshtatshme për bebe

Disa ushqime që të rriturit i konsumojnë dhe i konsiderojnë si barëra natyrale nuk janë të shëndetshme për fëmijët nën moshën 12-muajshe për shkaqe alergjie të pazbuluara. Disa prej tyre janë:

Mjalta – Ka potencial rreziku per infektime bakteriale.

Çaji – Përmban tanine të cilat mund të ndalojnë pranimin e vitaminave të nevojshme për trupin.

Arra – Duhet të shmangen për shkak të rrezikut nga mbytja.

Lëngje frutash – Nuk ka benefit të ushqyerit dhe mund zvogëloj konsumimin e qumështit.

Qumësht me më pak yndyrë – Nuk është i përshtatshëm nën moshën dy vjeçare.


2. Mbajeni menynë e bebes tuaj shumë të vogël


Për një imunitet më të mirë, mbajeni menyn me më së shumti 5 ushqime në mënyrë që të zhvilloni imunitetin e fëmijës tuaj me vetëm ushqime të shëndetshme. Për të sqaruar më mirë, pasi filloni ti jepni bebes ushqime të forta, nuk duhet ti jepni atë që e hani ju çdo natë. Përzierja e ushqimeve çdo ditë mund të ketë rezultate të padëshiruara sikur një i rritur kur përzien ushqime dhe ka dhimbje barku, vetëm se te fëmijët ka influncë më të madhe.


3. Nëse ju jeni të stresuar, gjithashtu është edhe fëmija


Një pjesë gjigande e të mbajturit një foshnjë të lumtur dhe të shëndetshme, është të kujdesesh për veten. Shumica e lëndimeve ndodhin kur kujdestarët ose prindërit janëtë lodhur, të uritur, ose emocionalisht të këputur. Disa shkaqe të stresit vijnë edhe nga ndryshimi i jetës së përditshme, ndrimi i shtëpisë ose pritja e një bebeje tjetër. Shëndeti i një fëmije nuk mvaret vetëm nga gjërat që i jepen për të ngrënë ose pirë, por edhe nga emocionet që pasqyrohen nga prindërit dhe ambientit të tyre.


4. Shmangni produktet kemikale për lëkurën


Përpara se të përdorni kremëra për "mirëmbajtje" të lëkurës ose infeksioneve të ndryshme, në fillim mundohuni të konsultoni me mjekun amë për të parë nëse fëmija juaj ka alergji të ndryshme nga përmbajtjet e kremit si për shembull mjaltë, vanillë, vaj kokosi etj.


5. Si mund të ndikojë kualiteti i ujit te veshkët dhe gjaku i bebeve


Përpara se ti jepni bebes tuaj ujë të blerë ose nga çezma, duhet të keni parasysh se uji i ndotur ose me minerale të tepërta bën dëm të madh prej tani e deri kur të rritet. Mbetjet e thata(gurrët e bardhë që shfaqen pasi e zieni ujin) janë shumë të zakonshme të gjinden në ujëra të blerë. Doktorët rekomandojnë qe uji që i jepet bebes të përmbajë më së shumti 50 miligram në litër. PH-ja normale e gjakut është 7.2 dhe po të kishte gjaku sasi më të madhe ose më të vogël se ky numër, mund të shfaqen probleme shëndetsore të ndryshme, sidomos te bebet. Uji jonë I am Water Scardica përmban 41 sasi të mbjetjeve të thata të cilën nuk mund ta gjeni në asnjë ujë tjetër në rajonin tonë. Eshtë shumë e lehtë që këtë ujë ta keni në shtëpi sidomos në qoftëse rritni bebe, dhe për porosi nuk ka nevoj as të dilni nga shtëpia që të merrni ujin, mund të kontaktoni me shërbimet tona në telefon, dhe ne ua sjellim atë direkt po atë ditë që e porositni.


Numri për porosi: +389 76 256 899

E-mail: info@iamwater.mk




91 views

Our company: Sun and Stars Doo

Adress:Теарце ул. 101 . ОДРИ 1225 Тетово

tel:+38976256899

© 2020 by Iam water Scardica

  • Facebook Social Icon
  • Twitter Social Icon
  • Instagram Social Icon